Kryetari Latifi mbajti takimin e katërt publiku me punëtorët e administratës komunale
22 dhjetor 2025
| 10:33
Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi mbajti takimin e katërt publik me punëtorët e administratës komunale për vitin 2025.
I falënderoi punonjësit për angazhimin dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm, duke vlerësuar përmirësimet në transparencë, në performancë dhe në investime publike.

Mes tjerash ceku rëndësinë e disiplinës dhe të përkushtimit në shërbim të qytetarëve dhe, në përmbyllje, i uroi të gjithë punonjësit për festat e fundvitit, duke iu dëshiruar të gjithëve mbarësi, shëndet dhe suksese.



