Kryetari Latifi pret në takim Feride Rushitin
03 shtator 2025
| 13:43
Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi priti në zyrën e tij Feride Rushiti me bashkëpunëtorët e saj nga Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës.
Ata biseduan për të mbijetuarat dhe të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës, për viktimat, për heshtjen e gjatë dhe për stigmën që ende mbartet mbi ta.
Rushiti i dhuroi dy libra, përmbledhje rrëfimesh të grave, burrave dhe djemve që nuk u kursyen nga brutaliteti i luftës, si dhe të familjarëve të tyre, si një thirrje e fuqishme për të mos harruar, për të treguar të vërtetën e dhimbshme dhe për të vazhduar ballafaqimin me të kaluarën.



