
Kryetari Latifi priti në takim ambasadorin britanik, flasin për projekte për Rahovecin
04 shtator 2025
| 21:09
Kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi, ka pritur në takim ambasadorin e Britanisë në Kosovë, Jonathan Hargreaves, i shoqëruar nga Hereze Sefaj, zyrtare politike dhe Ardian Nrecaj, zyrtar për komunikim.
“Biseduam për projektet që po zhvillohen në komunën tonë, për nevojat që ka Rahoveci, për rolin pozitiv të shtetit britanik në Kosovë dhe në komunën, si dhe për forcimin e partneritetit me Ambasadën Britanike”.
“Takimi mori një shije të veçantë me rrushin e freskët të Rahovecit, simbol i punës sonë dhe i festës që na bashkon çdo vit. Ambasadorin dhe miqtë tanë britanikë i ftova që të marrin pjesë në edicionin e sivjetmë të HardhFest 2025”, ka shkruar Latifi në Facebook.