Kryetari Latifi vizitoi Kooperativën Bujqësore “Krusha”

12 korrik 14:06

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka vizituar Kooperativën Bujqësore “Krusha” në fshatin Krushë e Madhe ku është pritur nga Fahrije Hoti, drejtoreshë e Kooperativës.

Gjatë takimit kryetari Latifi ka biseduar me drejtoreshën Hoti, për ecurinë e punëve dhe planet e tyre që kanë për Kooperativën.

Latifi e ka inkurajuar drejtoreshën Hoti dhe stafin e saj që të vazhdojnë të kontribuojnë për të mirën e familjeve të tyre, prodhuesve Krushjanë dhe për të mirën e vendit në përgjithësi.
Gjithashtu Latifi iu rikonfirmoi qëndrimin e tij për përkrahje dhe partneritet konkret ndaj bizneseve prodhuese.

Ndërsa Fahrije Hoti, drejtoreshë e Kooperativës Bujqësore “Krusha”, fillimisht e ka falënderuar kryetarin Latifi dhe stafin e tij për vizitën.

Ajo ka thënë se ende ka nevojë për mbështetje institucionale dhe financiare në mënyrë që të kenë kushte edhe më të mira për punë.

Kooperative Bujqësore “Krusha” merret me konzervimin e specave turshi të 12 llojeve të ndryshme, dhe të ajvarit shtëpiak.

Të gjitha prodhimet e kësaj Kooperative janë tradicionale dhe recetat që përdoren për këto produkte janë shtëpiake, e për shkak të kësaj prodhimet e kësaj Kooperative shikohen si prodhime të vlefshme në krahasim me ato industriale.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka…