Kryetari Muharremaj i jep mirënjohje punëtorit që iu rrezikua jeta në vendin e punës

04 maj 2022 | 11:44

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj ka ndarë mirënjohje për punëtorin Gentian Qamaj të cilit iu rrezikua jeta nga shpërthimi i një boce të gazit.

Kryetari Muharremaj ka bërë thirrje që qytetarët të kujdesen për punëtorët e pastrimit sepse ata kujdesën çdo ditë për ne.

“Ka qenë shumë trishtuese me pa gjendjen e Gentit atë ditë. Gentian Qamaj nga Greikoci në punën e tij të ndershme shpesh herë u ballafaqua duke e rrezikuar jetën e tij. Në Sopijë ai u rrezikua nga shpërthimi i një boce të gazit, mirëpo për fat të mirë ai shpëtoi. Unë e respektoj gjithmonë punën e tyre në pastrimin e ambientit dhe të njëjtën e kërkoj edhe nga ju, ngase ata kujdesen çdo ditë për ne. Me mirënjohje e kam nderuar punën dhe angazhimin e tij secilën ditë”, ka shkruar Muharremaj në profilin e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kosova më 26 prill ka nënshkruar traktatin për t’ia dhënë…