Kryetarja e Kushtetueses, deputetit të LV-së: Përmbajuni rregullave!

02 dhjetor 2020 | 11:09

Gjykata Kushtetuese po mban seancë “online” me palët lidhur me ligjshmërinë e deputetit Etem Arifi, ndërsa pak minuta nga nisja e saj, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Arban Abrashi ka dalë prej saj.

Kryetarja e Kushtetueses, Arta Rama-Hajrizi e ka ndërprerë Artan Muratin, këshilltarin e kryeparlamentares Vjosa Osmani që ishte duke argumentuar, për t’ia tërhequr vërejtjen deputetit të Vetëvendosjes, Artan Abrashi, i cili e ka ndalur përkohësisht kamerën.

“Në fillim i përmenda cilat janë rregullat dhe kërkesat e gjykatës dhe kërkova që gjatë gjithë kohës t’i mbani kamerat lëshuar. E kisha lutur z. Abrashi që të kthehet në seancë si pjesëmarrës dhe ta vendos videon e tij vazhdimisht. Duhet të gjithë t’u përmbahemi rregullave që i vendos gjykata”, ka thënë ajo.

Pas kësaj vërejtje, deputeti i LV-së, Artan Abrashi është kthyer në seancë përmes videos.

Si përfaqësues të Lëvizjes Vetëvendosje në këtë seancë janë deputeti Artan Abrashi dhe anëtari i këtij subjekti politik, Blerim Sallahu.

Në anën tjetër, qeveria është duke u përfaqësuar nga avokati Besnik Berisha. Pos Berishës në qeveri, LDK-ja me nuk po merr pjesë si palë në këtë proces me një përfaqësues të subjektit.

Kreu i Komisionit për Legjislacion, Shkëmb Manaj po ashtu është duke marrë pjesë në këtë seancë në cilësinë e kryetarit të këtij komisioni.

Nga Kuvendi i Kosovës, si përfaqësues i Zyrës së kryeparlamentares Vjosa Osmani është duke marrë pjesë këshilltari ligjor i saj, Artan Murati.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Vetëm pak muaj pas lindjes së djalit, Olta Gixhari gëzon…