Kryetarja e Kuvendit: Nexhmije Pagarusha do të vazhdojë të jetë shembull për të gjitha gratë

09 shkurt 2020 | 11:34

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani thotë se e gjithë Kosova dhe të gjithë ata që e vlerësuan artin e kulturën dhe ikonës së muzikës shqipe, Nexhmije Pagarusha, sot janë në dhimbje të madhe.

Ajo pas homazheve që bëri në nderim të jetës e veprës së Pagarushës, mëngjesin e sotëm, tha se trashëgimia që ka lënë ajo pas do të rrojë për brezat e ardhshëm.

Osmani tha se shpreson se institucionet në nderim të veprës së saj do të bëjnë të pamundurën që tash e tutje të përkrahin artin e kulturën dhe njerëzit që i dhanë kaq shumë Kosovës me veprën e tyre.

Ndër të tjera ajo tha se ajo do të jetë shembull për të gjitha gratë dhe vajzat e reja në Kosovë, që të guxojnë të ëndërrojnë e ato të bëhen realitet.

“Natyrisht e gjithë Kosova dhe gjithë populli shqiptarë janë në dhimbje të mëdha. Një njeri që ka bërë shumë, jo vetëm për artin e kulturën por për gjithë popullin. Në emër të Kuvendit të Kosovës, dhe në emër të të gjithëve që e dashtën zërin e saj, i shprehi ngushëllime familjes. Ajo do të vazhdojë të jetë shembull për të gjithë ne (gratë). Ajo më kujtohet në çdo periudhë të jetës sime. Nuk ka periudhë të jetës sonë që nuk lidhet me këngët e saj. Nuk ishte vetëm një këngëtare, por një personalitet që rrezatonte dashuri dhe mirësi”, ka thënë Osmani.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ilir Latifi është mposhtur nga Derrick Lewis në kuadër të…