
Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë uron homologun Dimal Basha
26 gusht 2025
| 12:53
Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali, ka uruar homologun e saj Dimal Basha, i cili sapo u zgjodh Kryetar i Kuvendit të Kosovës.
“Urime e sukses kryetarit të ri, të sapozgjedhur, të Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha! Përgëzime Kuvendit të Kosovës, për çeljen e rrugës për ndërtimin e institucioneve të reja demokratike pas zgjedhjeve. Mezi pres të rifillojmë bashkëpunimin e ngushtë vëllazëror mes Kuvendit të Shqipërisë dhe Kuvendit të Kosovës, për të mirën e qytetarëve tanë, për mbështetjen e integrimit euroatlantik të dy vendeve tona, dhe garantimin e mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve në rajon”, ka shkruar Spiropali në “Facebook”.