Kryetarja e Preshevës pas votimit: Sot është dita e aktivizimit kundër pasivizimit

03 prill 2022 | 14:05

Kryetarja e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani, ka votuar sot në zgjedhjet serbe.

Pas votimit, ajo përmes llogarisë se vet në “Facebook” ka shkruar se sot është dita e aktivizimit kundër pasivizimit.

“Dita kur si qytetar zgjedhim ata dhe ato që do të flasin dhe veprojnë në emrin tonë në Parlament. Në vazhdën e diskriminimit dhe shtypjes shtetërore, të shoqëruar tashmë edhe me politikat e pasivizimit, duhet të jemi çdo herë e më shumë aktiv. Për deputet e deputete cilësorë dhe të rreshtuar drejt. Që janë përherë në koalicion me shqiptarët. Me interesin e përgjithshëm”, ka shkruar Sinani.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Papa Françesku e ka quajtur Ukrainën vend “të martirizuar”, gjatë…