“Kryevepra” e Ronaldos , ja sa metra kërceu ylli portugez

04 prill 2018 | 14:58

Cristiano Ronaldo, realizoi mbrëmjen e djeshme, një nga golat më të bukur, që do të mbetet gjatë në historinë e Ligës së Kampionëve.

Një gol i magjishëm që u duartrokit nga të pranishmit në “Juventus Stadium”. Me të drejtë, e si mos ta duartrokisje atë gol, do të ishte mëkat.
Po sa kërceu ylli portugez në realizimin e asaj rofeshate? Sipas “Marcas”, Ronaldo u ngrit paralel me tapetin e blertë në lartësinë 1.41 metra, por më mbresëlënëse është lartësia në të cilën ai e bëri goditjen: 2.38 metra nga fusha.  Praktikisht, në të njëjtën lartësi sa trau i portës, në këtë rast e juventusit, e cila arrin 2.44 metra.

Ronaldo

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefi i grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK),…