Kryeziu: 882 milionë euro të bllokuara për shkak të moskosntituimit të Kuvendit

14 korrik 2025 | 12:59

Drejtori ekzekutiv i Institutit Demokratik i Kosovës (KDI) ka ngritur shqetësimin se vendi tash e tre muaj ndodhet pa Kuvend funksional, dhe sipas tij, për shkak të kësaj bllokade institucionale, Kosova nuk po arrin të përfitojë nga fondet e Planit të Rritjes së Bashkimit Evropian (BE).

Ai ka thënë se janë bllokuar 882 milionë euro për shkak të moskonstituimit të Kuvendit. “882 milione euro te bllokuara për shkak të një Kuvendi qe nuk po behet. Dem i interesave te ngushta partiake”, ka shkruar Kryeziu në “Facebook”.

Plani i Rritjes së BE-së për Ballkanin Perëndimor parasheh disbursimin e këtyre fondeve, por ato mund të kalojnë vetëm pasi të ratifikohen marrëveshjet përkatëse në Kuvendin e Kosovës. Pa funksionalizimin e tij, procesi mbetet i bllokuar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Leonard Ademaj, vëllai i tani të ndjerës Liridona Ademaj, gjatë…