Kryeziu: Albulena Haxhiu do të jetë kandidate për kryetare të Kuvendit

13 gusht 2025 | 12:21

Ministrja në detyrë, Albulena Haxhiu, pritet të jetë sërish kandidate e Vetëvendosjes për kryetare të Kuvendit. Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbëreshë Kryeziu, ka bërë me dije se Haxhiu nuk duhet të ndryshohet për shkak të insistimit të partive ish-opozitare.

“Nuk ia vlen që Albulena Haxhiu të ndryshohet për teket e partive opozitare të cilat i kanë ndryshuar qëndrimet, veprimet e mendimet dhe e tyre sa herë që një situatë ka shkuar në përfitimet e tyre personale. Për mua personalisht ka qenë pak shqetësuese se pse është vendosur tri herë  kur një gjë të tillë nuk e gjejmë askund të kushtetutë njëjtë sikurse as në rregulloren e punës së Kuvendit. Nëse tri herë, atëherë pse nuk e kanë lënë të provohet vetëm një herë emri i kandidatit ose pse jo 5 herë, pse jo 8 herë”, ka thënë Kryeziu për “RTV21”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Instituti Kosovar Energjetik sh.p.k. shpall të pavlefshme certifikatën e biznesit…