Kryeziu: Deputetët në përgjithësi kanë shkelur Kushtetutën

12 qershor 2025 | 23:05

Kadri Kryeziu, ish-anëtar i Gjykatës Kushtetuese dhe profesor në Fakultetin Juridik ka deklaruar se deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë shkelur Kushtetutën duke mos krijuar institucionet e reja pas betimit të tyre.

Në një intervistë për RTV Dukagjini, Kryeziu theksoi se me momentin e dhënies së betimit, deputetët obligohen të respektojnë Kushtetutën dhe të punojnë për formimin e institucioneve të vendit, por sipas tij, ata nuk e kanë përmbushur këtë detyrim.

“Deputetët në momentin e dhënies së betimit nënkupton që do t’i krijojnë institucionet, do ta respektojnë kushtetutshmërinë, ligjshmërinë e shtetit, do të punojnë për funksionimin e shtetit… E kanë dhënë betimin dhe ky betim domethënë atëherë sanksionohet. Këtu shkelet Kushtetuta. Në mënyrë komulative, deputetët në përgjithësi e kanë shkelur Kushtetutën, jo individi, se individi nuk e shkel Kushtetutën”, ka deklaruar Kryeziu.

Ai ka folur edhe për rolin e kryesuesit të seancës konstituive, Avni Dehari, për të cilin tha se ka detyrë kushtetuese dhe ligjore të konstituojë Parlamentin.

“Roli i kryesuesit është me e konstituu Parlamentin, detyrë e ka kushtetuese dhe ligjore”, tha Kryeziu, duke shtuar se autoriteti i tij është procedural dhe se duhet të jetë në nivelin e kërkuar të detyrës.

Sipas tij, edhe mospjesëmarrja e deputetëve në procesin e votimit paraqet shkelje të detyrimeve kushtetuese.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qeveria e Kosovës organizoi sot pritje shtetërore në shënim të…