Kryeziu: Ditën e fundit të fushatës zgjedhore, shumë kandidatë për kryetar paskan kanë zgjedhur të pushojnë

11 tetor 2025 | 11:45

Ismet Kryeziu nga KDI, ka thënë se sot, në ditën e fundit të fushatës zgjedhore, shumë kandidatë për kryetar duket se e paskan kanë zgjedhur të pushojnë.

“Mesa duket janë lodhur nga 30 ditë “’angazhim’ dhe ndoshta është momenti të mendojmë seriozisht për ta shkurtuar fushatën nga 30 në 15 ditë, besoj do të ishte më se e mjaftueshme për t’u folur qytetarëve”, ka shkruar Kryeziu në “Facebook”.

Ai ka thënë se në fund të fundit, as kësaj radhe nuk e pamë ndonjë debat të vërtetë me qytetarët, përveç disa recitalëve të kandidatëve dhe duartrokitjeve të partizanëve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një burrë ka vdekur si pasojë e një aksidenti te…