Kryeziu e LV-së: Ligji për amnisti i vitit 2013, i dëmshëm

11 korrik 2025 | 13:44

Lëvizja Vetëvendosje ka mbajtur një konferencë për media në të cilën ka rikujtuar 12-vjetorin e miratimit të ligjit për amnisti nga Kuvendi i Kosovës, duke e cilësuar atë si një kompromis të dëmshëm dhe një gabim historik që ka rezultuar nga marrëveshja e vitit 2013 për normalizim me Serbinë.

Deputetja e LV-së, Arbëreshë Kryeziu, ka thënë se ligji për amnisti kishte dalë si rezultat i marrëveshjes së arritur më 27 qershor 2013 ndërmjet Hashim Thaçit dhe Ivica Daçiqit dhe se ai kishte krijuar bazën për amnistimin e kriminelëve serbë.

“Sot, më 11 korrik, bëhen 12 vite prej kur Kuvendi, nën kundërshtimin e LV-së mori vendim të dëmshëm për të mundësuar votimin e Ligjit për amnisti, ligj ky që doli si kompromis nga negociatat me Serbinë, përkatësisht marrëveshja që u arrit më 27 qershor 2013, e ashtuquajtur marrëveshja për normalizimin mes Kosovës dhe Serbisë, në atë kohë e negociuar nga Thaçi dhe Daçiq. Kjo marrëveshje që hidhte farën e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, me vete mori edhe obligimin që mundësoi amnistimin e kriminelëve serbë. Votimi i tij ishte një kompromis i dëmshëm dhe një gabim historik”, ka thënë Kryeziu.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Fitim Bozhegu është personi që nxori nga deti një grua…