
Kryeziu: Edhe në këtë fushatë, kandidatët për kryetar po na servojnë projekte ad-hoc
Drejtori i KDI-së, Ismet Kryeziu, ka kritikuar kandidatët për kryetar të komunave.
Ai ka bërë me dije se gjatë fushatës zgjedhore po paraqesin vetëm arnime për qytetet.
Në profilin e tij në “Facebook”, Kryeziu ka shkruar se këto projekte nuk paraqesin vizion për qytetin.
“Edhe në këtë fushatë për komunat, partitë dhe kandidatët për kryetar po na servojnë projekte ad-hoc, një gjysmë rruge, një shesh, një fasadë, një park lodrash, një parking etj. Të gjitha këto janë vetëm arnime elektorale, por jo vizion për qytetin. Sheshi nuk është qytet, e një copë rrugë e shtruar nuk është qytetërim. Në mes të kaosit urban, nuk na shpëton as një parking i improvizuar e as një trotuar i harrnuar, me një metër kanalizim apo ujësjellës të shpërndarë mes këtij kaosi. Qytetet tona vazhdojnë të mbesin dhe të trajtohen si kasaba, pa identitet, pa qasje, pa frymë qytetërimi. Aty ku duhej të kishte masterplan, vizion afatgjatë dhe lidhje mes projekteve, kemi vetëm premtime të radhës për arnime të reja”, ka shkruar Kryeziu.