Kryeziu fajëson ish-opozitën për shkelje të Kushtetutës

05 qershor 2025 | 12:14

Deputetja e VV-së, Arbëreshë Kryeziu-Hyseni është deklaruar pas dështimit të 27-të të seancës konstituive.

Ajo ka fajësuar ish-opozitën për shkelje të Kushtetutës, transmeton Klankosova.tv.

“Partitë opozitare po refuzojnë me marr pjesë në votim, duke bërë shkelje të Kushtetutës, duke mos marrë pjesë në votim në procedurën kur jemi në konstituim të Kuvendit. Ndërkohë që LVV me gjithë deputetët e saj dhe shto këtu dhe disa deputetë pakicë në Kuvend, që 19 herë janë këtu radhazi për të votuar”, tha ajo.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nga Jonas Westerlund, Ambasador i Suedisë në Prishtinë dhe Nuno…