Kryeziu godet opozitën: Nëse nuk keni guxim për qeveri, pse atëherë duhet të shkojmë në zgjedhje?

28 tetor 2025 | 11:30

Ismet Kryeziu nga Instituti të Kosovës për Demokraci (KDI), ka goditur partitë ish-opozitare për mosguxim politik – përkatësisht për marrje të mandatarit pas refuzimit të Kurtit 3.

“Nëse PDK-ja dhe LDK-ja nuk e kanë guximin dhe vullnetin për të marrë përgjegjësinë që u jep mundësia e numrave parlamentare, për të krijuar një qeverisje alternative pas refuzimit të Kurtit 3, atëherë pse duhet të shkojmë në zgjedhje?”, ka shkruar Kryeziu në “Facebook”.

Postimi i plotë:

Kosova pas dështimit të zgjedhjes së Qeverisë Kurti ka hyrë në një momentum të ri politik. Pyetja është e thjeshtë: pse askush nuk po do, nuk po guxon apo nuk po arrin të qeverisë me vendin?

Nëse PDK-ja dhe LDK-ja nuk e kanë guximin dhe vullnetin për të marrë përgjegjësinë që u jep mundësia e numrave parlamentare, për të krijuar një qeverisje alternative pas refuzimit të Kurtit 3, atëherë pse duhet të shkojmë në zgjedhje?

Zgjedhjet nuk janë lojë fëmijësh të tipit “edhe një herë” derisa të barazohemi ose të fitojmë. Ato janë mekanizëm demokratik për zgjidhje, jo për përsëritje pafund të një ngërçi politik.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shënojeni në kalendarët tuaj… federalët po parashikojnë datën e lirimit…