
Kryeziu i propozon LV-së një kandidat që mund të zgjidhet nesër kryetar i Kuvendit
Ismet Kryeziu nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), një ditë para seancës së Kuvendit, i ka propozuar Lëvizjes Vetëvendosje (LV) që ta propozojë deputetin Ilir Kërçelin kandidat për kryetar të Kuvendit të Kosovës.
Ai ka thënë se Kërceli është njeri ndër kandidatët më të mirë për kryetar të Kuvendit.
“Nesër pritet të mbahet seanca tjetër për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit. E di që mendimi apo propozimi im nuk kanë peshë vendimmarrëse, por meqë secili po jep nga një propozim, po e jap edhe unë një. Duke pasur parasysh se Ilir Kërçeli për një kohë të gjatë ka qenë këshilltar, e më pas edhe shef i kabinetit të kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca, besoj se ai do të ishte një propozim dhe një zgjedhje ndër më të mirat aktualisht për kryetar Kuvendi”, ka shkruar Kryeziu në “Facebook”.