Kryeziu: KQZ-ja duhet të flasë si autoritet kushtetues me përgjegjësi publike, e jo përmes komunikatave
11 nëntor 2025
| 13:59
Drejtori i KDI-së, Ismet Kryeziu, ka reaguar në “Facebook” në lidhje me procesin zgjedhor në Mitrovicë, respektivisht dyshimeve për manipulim të votave.
Ai ka thënë se KQZ-ja duhet të flasë si autoritet kushtetues, me transparencë dhe përgjegjësi publike, e jo përmes komunikatave dhe njoftimeve që synojnë ta arsyetojnë vetveten dhe të transferojnë përgjegjësinë institucionale dhe besimin qytetar te një kompani private.
“Është i papranueshëm pretendimi se një biznes privat mund të garantojë besimin në procesin zgjedhor. Kjo përbën një gabim të rëndë institucional, rritë mosbesimin në proces dhe tregon mungesë serioze profesionalizmi”, ka shkruar Kryeziu.



