Kryeziu: LV-ja e ka përgjegjësinë kryesore për ngërçin institucional

21 gusht 2025 | 11:30

Drejtori ekzekutiv i Institutit Demokratik të Kosovës (KDI), Ismet Kryeziu, ka vlerësuar se Lëvizja Vetëvendosje e ka përgjegjësinë kryesore për bllokimin e institucioneve.

Ai ka ftuar partinë e Albin Kurtit që të ulet në tryezë me subjektet politike për të gjetur një zgjidhje për daljen nga ngeci aktual politik.

“LV-ja, si forca më e madhe politike, ka përgjegjësinë kryesore: të mos e mbajë peng konstituimin e institucioneve, por të ulet në tryezë me subjektet tjera politike. Dialogu është detyrim demokratik”, ka shkruar Kryeziu në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Leon Avdullahu, që kaloi te Hoffenheim këtë verë nga Basel,…