Kryeziu: LV-ja po i shantazhon dhe kërcënon gjyqtarët e PZAP-it duke i ekspozuar

22 gusht 2025 | 14:23

Drejtori ekzekutiv i Institutit Demokratik të Kosovës (KDI), Ismet Kryeziu, ka thënë se është i papranueshëm shënjestrimi i gjyqtarëve të PZAP-it nga politikanë e deputetë të Vetëvendosjes.

Ai ka thënë se ky veprim përbën ndërhyrje flagrante në pavarësinë institucionale dhe goditje të drejtpërdrejtë ndaj integritetit të gjyqtarëve dhe sistemit të drejtësisë.

“Shënjestrimi, publikimi dhe ekspozimi i gjyqtarëve të PZAP nga deputetë e politikanë të LV-së, para vendimit për certifikimin e Listës Serbe, është akt i papranueshëm shantazhi, kërcënimi dhe presioni politik. Ky veprim përbën ndërhyrje flagrante në pavarësinë institucionale dhe goditje të drejtpërdrejtë ndaj integritetit të gjyqtarëve dhe sistemit të drejtësisë. Për më tepër, duke qenë se PZAP është paneli zgjedhor për ankesa dhe parashtresa i përbërë nga gjyqtarë, çdo presion ndaj tij cenon drejtpërdrejtë besueshmërinë dhe integritetin e procesit zgjedhor”, ka shkruar Kryeziu në “Facebook”.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Legjenda e futbollit rus, Andrey Arshavin, ka lavdëruar paraqitjet mbresëlënëse…