Kryeziu mbështet Hasanin: Kuvend pa debat, pa votim e përfaqësim – duhet bojkotuar nga të gjithë deputetët

11 qershor 2025 | 19:54

Deputeti i PDK-së, Nait Hasani, ka deklaruar sot pas dështimit të 30-të me radhë që të konstituohet Kuvendit se nuk do të marrë pjesë më në seanca.

Në lidhje me këtë deklaratë të Hasanit ka reaguar drejtori ekzekutiv i KDI-së, Ismet kryeziu.

Kryeziu tha në reagimin e tij se “deputeti Nait Hasani, përmes këtij veprimi sot tregoi se nuk po ikën nga përgjegjësia. Përkundrazi, po e mbron atë me një akt proteste, bojkotim’

“Politika, më shumë se votë e pushtet, është përgjegjësi dhe llogaridhënie – dhe këtë do duhej ta bënin edhe 119 deputetët e tjerë.Përndryshe, një Kuvend pa diskutim, pa votim, pa përfaqësim, dhe me një udhëheqës që e hap e e mbyll sipas tekeve personale e të partisë që i takon, duhej të bojkotohej nga të gjithë deputetët. Deputetët nuk duhet të heshtin” shkruan Kryeziu në reagimin e tij.

Reagimi i plotë:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, është shprehur se s’po sheh…