Kryeziu: Në gjykatat ndërkombëtare s’ekziston praktikë e dënimeve kolektive
Drejtori i KDI-së, Ismet Kryeziu, ka thënë se edhe në gjykatat më të larta ndërkombëtare, përfshirë Gjykatën e Hagës, nuk ekziston praktikë e dënimeve kolektive.
Sipas tij, madje dhe në rastet më të rënda, si gjenocidi në Srebrenicë, çdo kërkesë për dënim dhe çdo i akuzuar është vlerësuar individualisht, bazuar në rolet, vendimet dhe veprimet e secilit.
“Asnjëri nuk është dënuar ‘në bllok’, edhe pse të gjithë ishin pjesë e një strukture komandimi që organizoi gjenocidin”.
“Kërkesa e Prokurorisë në Gjykatën Speciale që katër të akuzuarit të dënohen ‘në bllok’ me nga 45 vjet burgim është skandaloze për standardet e drejtësisë. Kjo më shumë është kërkese politike për dënim kolektiv, se sa një kërkese juridike për drejtësi”, ka shkruar Kryeziu në “Facebook”.



