Kryeziu, partive politike: Kushtetuesja sot tregoi se ende jeni duke luajtur pingpong politik në dëm të interesave qytetare dhe shtetërore

30 shtator 2025 | 17:06

Ismet Kryeziu nga KDI ka reaguar pas publikimit të njoftimit nga Gjykata Kushtetuese sa i përket konstituimit të kuvendit.

Ai ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje ka dështuar ta konstituojë Kuvendin dhe ka tentuar që përgjegjësinë ta bartë te Lista Serbe, opozita dhe Kushtetuesja.

Sipas Kryeziut Kushtetuesja sot ka treguar që partitë politike janë ende jeni duke luajtur pingpong politik ne dëm të interesave qytetare dhe shtetërore.

“Vetëvendosje dështoj ta konstituojë Kuvendin  dhe për këtë dështim tentoi ta  bart përgjegjësinë politike te Lista serbe, tek opozita shqiptare dhe tek gjykata kushtetuese. E opozita shqiptare i ndihmoj Vetëvendosjes të mos konstituohet kuvendi dhe e barti përgjegjësinë tek gjykata kushtetuese.  E tani mbas vendimit të sotëm, Gjykata Kushtetuese ju tregoi se ju ende jeni duke luajtur pingpong politik ne dëm të interesave qytetare dhe shtetërore”, ka shkruar Kryeziu në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se pas një vere…