
Kryeziu për kërkesën e Osmanit për masë të përkohshme: Gabim dhe absurde!
Kadri Kryeziu, ish-nënkryetar i Gjykatës Kushtetuese ka reaguar pasi Presidentja i ka dërguar kërkesë kësaj Kushtetueses në lidhje me ngërçin institucional të krijuar në vend.
Kryeziu tha se janë dy aspekte që e shqetësojnë në kërkesën e Osmanit.
Ai tha se kërkesa do të duhej të nisej shumë më herët nga Osmani dhe se nuk bën sens që presidentja të pres ditët e fundit.
“1. Kërkesa për sqarime është dashur të niset shumë më herët. Nuk bën sens që Presidenti i Republikës të pres ditët e fundit, për ta bërë pyetjen që po e mundon një Kosovë të tërë. Kjo e lë shijen e keqe sikur edhe Presidentja ka taktizuar politikisht. 2. Presidentja Osmani, në kërkesën e dërguar në Kushtetuese, që ka të bëjë me zgjidhjen e konfliktit të kompetencave, ka paraqitur edhe kërkesën për masë të përkohshme për pezullimin e afatit 30-ditor të Kushtetutës” shkruan Kryeziu.
“Gjykata Kushtetuese nuk e ka nxjerr afatin 30 ditor nga mendja, pra nuk e ka shpikur atë. Afati 30 ditor buron nga neni 66 i Kushtetutës, rrjedhimisht Gjykata Kushtetuese nuk ka asnjë autoritet ta pezullojë një gjë që del nga Kushtetuta. Është vërtet e habitshme, pse Presidentja e ka bërë këtë kërkesë” shkruan Kryeziu në reagimin e tij raporton “Gazeta Blic”.
Shqetësimet e mia me shkresën e Presidentes Osmani drejtuar Gjykatës Kushtetuese.
Janë dy aspekte që më shqetësojnë:
2. Presidentja Osmani, në kërkesën e dërguar në Kushtetuese, që ka të bëjë me zgjidhjen e konfliktit të kompetencave, ka paraqitur edhe kërkesën për masë të përkohshme për pezullimin e afatit 30-ditor të Kushtetutës.
Kjo kërkesë është gabim, ësht absurd, dhe as nuk është në frymën e detyrës për të mbrojtur funksionimin kushtetues të institucioneve.
Gjykata Kushtetuese nuk e ka nxjerr afatin 30 ditor nga mendja, pra nuk e ka shpikur atë. Afati 30 ditor buron nga neni 66 i Kushtetutës, rrjedhimisht Gjykata Kushtetuese nuk ka asnjë autoritet ta pezullojë një gjë që del nga Kushtetuta. Është vërtet e habitshme, pse Presidentja e ka bërë këtë kërkesë.