Kryeziu: Përgjegjësia për bllokimin e Kuvendit i takon shumicës dhe komuniteteve pakicë joserbe

08 tetor 2025 | 19:48

Ismet Kryeziu nga KDI ka thënë se Gjykata Kushtetuese e sqaroi një çështje të ditur, se dështimi për konstituimin e Kuvendit nuk ndodhi për shkak të pengesave nga komuniteti serb, por për shkak të mosvotimit të shumicës së deputetëve.

“Pra, përgjegjësia për bllokimin e Kuvendit i takon shumicës dhe komuniteteve pakicë jo-serbe, e jo komunitetit serb, dhe për këtë arsye Kuvendi nuk mund të konsiderohet i konstituuar”, ka shkruar Kryeziu në Facebook.

Ai ka theksuar se Gjykata Kushtetuese po ashtu bëri të ditur se vetëm në rrethana të jashtëzakonshme, kur Kuvendi nuk arrin të zgjedhë një ose disa anëtarë të Kryesisë për arsye që nuk varen nga vullneti i shumicës, por për shkak të pengimit nga deputetë apo grupe të caktuara politike, përfshirë ato të komuniteteve pakicë, Kuvendi mund të vazhdojë funksionimin edhe pa njërin prej anëtarëve të Kryesisë. “Për sa kohë që Kryesia ka kuorum për vendimmarrje”, ka shkruar Kryeziu.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këtë të mërkurë në Kosovë kanë mbërritur me mijëra dronë…