Kryeziu: Po kërkojnë vota lokale ata që po e mbajnë shtetin në pauzë, pa institucione

13 shtator 2025 | 15:16

Drejtori i Institutit Demokratik të Kosovës (KDI), Ismet Kryeziu, ka komentuar hapjen e fushatës për zgjedhjet lokale të 12 tetorit.

Ai ka shkruar në “Facebook” se po kërkojnë vota lokale ata që po e mbajnë shtetin #nëpauzë, pa institucione, për një vit.

“Ata të cilët kanë dëshmuar se vota për ta është e ‘pa vlerë’, thjesht fuqi kundër interesave qytetare. Prania e tyre në fushatë vetëm i dëmton kandidatët lokal dhe ia humb kuptimin dhe zgjedhjeve lokale. Në këtë mënyrë, edhe liderët lokalë i asociojnë me bllokadë dhe me vota të pavlera”, ka shkruar Kryeziu.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj në hapjen zyrtare të fushatës…