
Kryeziu: Propozimi i Gërvallës s’është hap as real e as serioz për zhbllokimin e ngërçit politik
20 gusht 2025
| 12:03
Drejtori ekzekutiv i Institutit Demokratik të Kosovës (KDI), Ismet Kryeziu, ka thënë se propozimi i Donika Gërvallës për kryetare të Kuvendit s’është hap real e as serioz për zhbllokimin e ngërçit politik
Ai ka vlerësuar se Vetëvendosje po zhvillon lojë nervash me partitë tjera.
“Propozimi i Donika Gërvallës për kryetare të Kuvendit nuk është një hap as real e as serioz drejt konstituimit të Kuvendit dhe zhbllokimit të ngërçit politik. Por një mënyrë për t’i thënë opozitës, atë që në VV e kanë thënë jo formalisht, ‘se pas kandidaturës së Albulena Haxhiut, me çfarë kandidatë do vijmë, do kërkoni që tu ja kthejmë Albulena Haxhiun’. LV-ja po zhvillon lojë nervash me partitë opozitare”, ka shkruar Kryeziu në “Facebook”.