
Kryeziu: Sondazhet e fundit tregojnë se qytetarët duan konsensus politik
20 qershor 2025
| 12:51
Drejtori ekzekutiv i Institutit Demokratik të Kosovës (KDI), Ismet Kryeziu, ka komentuar sondazhin e UBO-së, i cili është publikuar nga “TV Dukagjini”.
Kryeziu ka vlerësuar se ky sondazh tregon se konsensusi politik është një detyrim që vjen nga qytetarët.
“Sondazhet e fundit dhe rezultatet e 9 shkurtit tregojnë se qytetarët e Kosovës po ndihmojnë në krijimin e një skene politike më përfaqësuese, duke parandaluar dominimin e një partie të vetme dhe duke kërkuar konsensus për qeverisje. Kjo qasje e votuesve kosovarë po funksionon si një reagim ndaj polarizimit ekstrem dhe si një mundësi për ndërtimin e institucioneve të qëndrueshme dhe një kulturë politike që i tejkalon interesat e partive dhe liderëve”, ka shkruar Kryeziu në “Facebook”.