
Kryeziu thotë se kriza politike dhe institucionale është kthyer në normalitet
Drejtori ekzekutiv i Institutit Demokratik të Kosovës (KDI), Ismet Kryeziu, ka reaguar lidhur me situatën politike në vend.
Kryeziu ka thënë se Kosova gjendet në një krizë të thellë politike dhe institucionale.
Ai ka thënë se kjo krizë është kthyer në normalitet.
“48-orëshi i Kuvendit tani u harrua!? Situata politike është futur në krizë të thellë: disa po e luajnë kryetarin e Kuvendit, të tjerët po e trajtojnë Kuvendin si të pakonstituar. Tani as kalendari për krijimin e qeverisë nuk po ecën dhe as puna e Kuvendit. Arritën ta kthejnë krizën politike e institucionale në normalitet. Kjo situatë do të duhej të ishte alarmante për partitë politike, por ato po i shkelin interesat e Republikës dhe po e lënë vendin pa institucione, vetëm për të ruajtur intetesat e tyre partiake”, ka shkruar Kryeziu në “Facebook”.