
Kryeziu tregon nenin Kushtetues që presidentja Osmani mund të shpëtoj Kosovën nga kriza Qeveritare
Gjatë ditës së sotme ka ardhur një mesazh nga zyra e Presidencës së Republikë së Kosovës, ku ka shprehur gatishmëri për një takim bashkë më liderët e partive politike, për këtë në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1, profesori Kadri Kryeziu ka thënë se është detyre e saj kushtetuse.
“Është detyrë dhe ka të drejtat kushtetuese dhe ka autoritet, ekzekutive dhe e përfaqëson Kosovë si dhe ka detyrë që t’i ftoj dhe t’i takoj liderët e partisë dhe jo të dijë se kush të jetë Qeveri”, ka thënë Kryeziu.
Tutje Kryeziu ka thanë se ajo ka të drejtën e saj që të kërkoj nga partit se pse nuk po ndodh e nuk po krijohet ende kjo Qeveri pasi që përfaqëson Kosovën.
“Ajo ka të drejtën ti pyes edhe t’i thotë partive se pse nuk është duke ndodhur ende formimi i Qeverisë a mund të di ku është problemi, kemi ato 48 orë dhe është e rregullime me rregullore edhe kjo mund të ndodh vetëm dy herë sepse kjo po i bjen që po keqpërdoret”, tutje tha Kryeziu.
Gjithashtu ai theksoj edhe nenin e Kushtetutës ku Presidentja ka të drejtë që të shkoj dhe të bëjë një kërkes në Gjykatën Kushtetute për arsye të mosformimit të Qeverisë.
“Është një Nenë 113 pika 3 pika 5, ku presidentja mund të bëjë një kërkes në Gjykatën Kushtetuse që të shikoj se si mund ta shpëtoj Kosovën të largohet nga kjo situatë”, ka përfunduar ai.