Kryeziu: Zhbllokimi i ngërçit aktual s’mund të ndodhin në një shoqëri ku qytetari e sheh liderin si idhull

30 maj 2025 | 11:24

Drejtori ekzekutiv i Institutit Demokratik të Kosovës (KDI), Ismet Kryeziu, ka komentuar ngërçin politik të Kuvendit.

Ai ka vlerësuar se zhbllokimi i ngërçit aktual nuk mund të ndodh në një shoqëri ku qytetari e sheh liderin si idhull, kurse partinë si religjion.

“Lëvizjet politike për zhbllokimin e ngërçit aktual nuk mund të ndodhin në një shoqëri ku qytetari e sheh liderin si idhull, partinë si religjion dhe veten si besimtar. Pa një qytetari kritike, të organizuar dhe të vetëdijshme për rolin e saj, nuk mund të ketë as emancipim shoqëror, as rritje të përgjegjësisë politike dhe institucionale. Përderisa qytetari nuk angazhohet dhe nuk e sheh politikën si mjet për t’i shërbyer atij vetë, por si instrument për t’u nënshtruar liderëve partiakë, vështirë të ndërtojmë një shtet funksional”, ka shkruar Kryeziu në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjykata Themelore në Pejë të premten ka shpallur aktgjykim dënues…