Kryhet një operacion i rrallë në QKUK

15 prill 2022 | 12:20

Është kryer një operacion i rrallë në Qendrën Klinike, Universitare të Kosovës (QKUK).

Shërbimi Spitalor dhe Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka njoftuar se ky operacion është kryer në Klinikën e Kirurgjisë Vaskulare.

“Kirurgët vaskularë, të asistuar nga ekipi i anesteziologëve dhe ekipi i urologëve, kanë operuar një paciente të moshës 65-vjeçare me aneurizëm të aortës abdominale dhe me ren arkuata (veshka në formë të patkoit)”, ka njoftuar ShSKUK-ja.

Njoftimi i plotë i ShSKUK-së:

Në Klinikën e Kirurgjisë Vaskulare, Qendra Klinike Universitare e Kosovës, është kryer një operacion i rrallë dhe i ndjeshëm- për herë të parë në Kosovë.

Kirurgët vaskularë, të asistuar nga ekipi i anesteziologëve dhe ekipi i urologëve, kanë operuar një paciente të moshës 65-vjeçare me aneurizëm të aortës abdominale dhe me ren arkuata (veshka në formë të patkoit).

Aneurizma e aortës  abdominale me koekzistencë me ren arkuata është shumë e rrallë, ndodh vetëm në 0.12% të rasteve në botë.

Pas trajtimit disa ditor në Klinikën e Kirurgjisë Vaskulare, pacientja është liruar për në shtëpi me gjendje stabile shëndetësore.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj,…