Kryministri Kurti diskuton me Hanrahan për thellimin e bashkëpunimit Kosovë-SHBA

12 korrik 2025 | 23:09

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar një darkë pune në rezidencën e ambasadorit amerikan në Kosovë, ku është pritur nga e ngarkuara me punë në Ambasadën e SHBA-së, Anu Prattipati, dhe ka takuar zyrtarin e lartë të Departamentit Amerikan të Shtetit për Çështje Evropiane, Brendan Hanrahan.

Në këtë takim, Kurti ishte i shoqëruar nga ministrja në detyrë e Ekonomisë, Artane Rizvanolli dhe ministri në detyrë për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq.

Kurti i uroi mirëseardhje Hanrahan-it dhe theksoi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë një aleat i palëkundur për Kosovën, ndërsa potencoi se Republika e Kosovës do të jetë gjithmonë një partner i besueshëm për SHBA-në.

Ai ka shprehur falënderime në emër të tij dhe të popullit të Kosovës për mbështetjen e vazhdueshme të SHBA-së.

Në darkën e organizuar nga Prattipati, temë diskutimi ishin marrëdhëniet bilaterale mes Kosovës dhe SHBA-së, përfshirë në fushat e diplomacisë, investimeve dhe mbrojtjes.

Kurti ka shprehur gatishmëri për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve.

Diskutimi është zgjeruar edhe në zhvillimet politike në vend, bashkëpunimin rajonal dhe raportet me Serbinë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në fillim të muajit korrik ka filluar ndërtimi i dy…