Kryqi i Kuq i premton Kosovës ndihmë në zbardhjen e fatit të të pagjeturve

30 janar 2018 | 10:22

Këshilltari i kryeministrit, Ramush Haradinaj, Jahja Lluka, Mbajtës i Dosjes për çështjen e personave të zhdukur, priti në takim shefin e Misionit të Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq, Agim Gashi.

Me këtë rast, ky i fundit në përkrahje të nismës për hartimin e Planit të Përbashkët të institucioneve kompetente, i dorëzoi Mbajtësit të Dosjes për çështjen e personave të zhdukur, propozimet e Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq për përfshirje të mundshme.

Propozimet kyçe të KNKK-së ndërlidhen me zbatimin dhe plotësimin e bazës ligjore për çështjen e personave të zhdukur, mundësitë për sigurimin e informatave të reja, si dhe adresimi i çështjes së mbetjeve mortore të paidentifikuara.

Lluka falënderoi Komitetin Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq për propozimet e dorëzuara dhe i njoftoi rreth aktiviteteve të planifikuara nga ana e institucioneve kompetente të Kosovës për adresimin e kërkesave të drejta të familjeve dhe familjarëve të personave të zhdukur.

Palët u pajtuan që të intensifikojnë bashkëpunimin dhe koordinojnë aktivitetet në përpjekjen e përbashkët që familjet e personave të zhdukur të mësojnë sa më parë fatin dhe vendndodhjen e familjarëve të tyre të zhdukur.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Diplomati dhe autori i librit "Fluturimi i fundit nga Dejtoni",…