KShZ-ja: Procesi zgjedhor po zhvillohet pa probleme në Maqedoninë e Veriut

24 prill 2024 | 12:10

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KShZ) në Maqedoninë e Veriut ka njoftuar se procesi zgjedhor në mbarë vendin po zhvillohet kryesisht i qetë.

Kreu i këtij institucioni, Aleksandër Dashtevski, ka thënë se ka pasur disa probleme të vogla, por ato kanë qenë të natyrës teknike. Sipas tij të gjitha vendvotimet janë hapur në kohë.

“Që dy orë e gjysmë që kur ka filluar votimi, në të gjitha vendvotimet procesi zgjedhor po rrjedh pa parregullsi. Deri në orën 09:00 kanë arritur të dhëna nga 832 vendvotime nga gjithsejtë 402 748 votues të regjistruar në këto vendvotime kanë votuar 15 487apo 3.85 për qind e votuesve. Deri në këtë moment në KShZ janë dorëzuar 12 parashtresa që kanë të bëjnë me mbrojtjen e të drejtës zgjedhore të cilat janë lëndë e përpunimit. Kemi të paraqitura disa probleme teknike, të cilat do ti zgjidhim, në rast se do të ketë ndërprerje më të gjata, sipas ligjit në ato vendvotime do të zgjatet votimi”, ka thënë Aleksandër Dashtevski, kryetar i KSHZ-së, i cili njëherit ka paralajmëruar konferencën e radhës për në orë 13:00. /Alsat-M

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Suedia njoftoi se si mikpritëse e Festivalit “të madh” të…