
Kthehet furnizimi me ujë në Fushë-Kosovë
05 tetor 2025
| 14:27
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se është rikthyer furnizimi me ujë në qytetin e Fushë-Kosovës.
“Ju njoftojmë se furnizimi me ujë në qytetin e Fushë Kosovës është rikthyer dhe sistemi funksionon normalisht”, ka njoftuar KRU “Prishtina”.
Derisa më herët kjo ndërmarrje pati njoftuar se ndërprerja e përkohshme e furnizimit me ujë të pijshëm po ndodh për shkak të një rrjedhjeje në gypin me diametër 400 milimetër.