Kthehet koronavirusi në vendlindje

10 maj 2020 | 09:19

Përderisa të enjten Kina zyrtarisht i shpalli të gjitha rajonet zona me rrezik të ulët, rastet e reja të së dielës paraqesin rritje të madhe në krahasim me një rast të vetëm që u konfirmua një ditë më parë.

Rasti i ri në Wuhan, i pari që nga 3 prilli, më parë ishte pa simptoma, raportoi komisioni shëndetësor. Përpos këtij rasti, dy raste të tjera ishin të ardhura nga shtetet e tjera. Autoritetet i regjistruan edhe 20 raste pa simptoma, që paraqet shifrën më të lartë nga 1 maji. Sidoqoftë, gjatë periudhës 24-orëshe në Kinë nuk u raportua për ndonjë viktimë, shkruan “Reuters”, transmeton Express.

Deri më tani në Kinë janë regjistruar 82 901 raste të infektimeve dhe 4 633 të vdekur nga koronavirusi.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Luana Vjollca e konsideron veten Kylie Jenner e Shqipërisë, ose…