Kthehet në Shqipëri policja që humbi gishtat në protestë, pritet si heroinë

22 dhjetor 2018 | 14:46

Ina Nuka, pjestare e Policisë së Shqipërisë e cila mbeti e plagosur në protestën e 22 nëtorit para Parlamenit të Shqipërisë, është kthyer mbrëmë në Tiranë, pas trajtimit mjekësor në Turqi.

Për të pritur kthimin e saj nga Turqia, kishin dal Zëvendësministrja e Brendshme Romina Kuko, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, Drejtori i Departamentit për Sigurinë Gjovalin Loka, Zëvendësdrejtori për Rendin në DVP Tiranë, Dhimitraq Ziu, drejtues të tjerë të lartë të Policisë, kolegë, miq e të afërm.

Në një prononcim para mediave, Nuka ka thënë se nuk do të tërhiqet kurr nga Policia, pasi ajo që i ka ndodhur e ka bërë më të fortë dhe më të motivuar.

“Unë jam punonjëse Policie, isha duke bërë detyrën dhe zbatuar ligjin, s’kam asnjë mëri personale me askënd, për cilindo që shkel ligjin, të veprojë ligji. Dua të përcjell një mesazh, të mos reflektojmë dhunë, të mbrojmë jetën e ta duam më shumë atë”, ka thënë Nuka.

Ajo ka falënderuar të gjithë shqiptarët, dhe instuticonet tjera për mbështetjen e dhënë gjatë këtyre ditëve.

“Mirënjohje e falënderim për gjithë shqiptarët që me mesazhet e tyre u solidarizuan dhe më mbështetën, ndjehem e përulur përpara tyre. Falënderoj Kryeministrin e vendit, që bëri të mundur dërgimin tim në Turqi për ndërhyrje krirugjikale shumë të specializuar, Ministrin e Brendshëm dhe Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, për inkurajimin dhe mbështetjen që më dhanë, kolegët dhe cilindo që u bë pjesë e dhimbjes sime”, u shpreh Nuka.

Ina Nuka, pjestare e Policisë mbeti e plagosur nga një kapsollë gjatë protestës më 22 Nëntor para Parlamentit, e cila i dëmtoi dy gishtat e njërës dorë.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjendje e rëndë është krijuar në Kombinatin metalurgjik “Trepça”, ndërmarrje…