“Ku ka më mirë se të kesh mbështetjen e dajve” – Labinot Panxha falënderon familjarët për përkrahjen në fushatë
30 maj 2026
| 18:10
Kandidati për deputet i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Labinot Panxha, i cili në zgjedhjet e 7 qershorit garon me numrin 22, ka vlerësuar lart mbështetjen që po merr nga familjarët e tij, duke theksuar se lidhjet familjare janë mbi çdo dallim politik.
Panxha ka bërë të ditur se gjatë takimeve të fundit ka qenë së bashku me dajën e tij, Xhuden, si dhe me dajallarët e tjerë nga Zhabeli, të cilët i kanë shprehur përkrahjen e tyre në këtë fushatë zgjedhore.
Postimi i plotë i tij:
Ku ka me mirë se me pas mbeshtetjen e dajve pa marr parasysh dallimet dhe bindjet politike, me dajen Xhude dhe dajallaret e tjerë nga Zhabeli, jemi bashkë sot e përgjithmonë rreth numrit 128✅ dhe numrit 22✅
Faqebardhë dhe fitimtarë si gjithmonë!



