Ku mbeti shpifja e Dick Martyit?

09 nëntor 2020 | 20:35

Shkruan: Sali Bislimi

Ku mbeti shpifja e shekullit dhe spekulimi me johuman i senatorit Dick Martyit për Shtëpinë e Verdhë dhe transplantimin e organeve nga UÇK-ja?

Mbi ketë shpifje të shekullit bota krijojë idenë dhe nxiti Kuvendin e Kosovës për të votuar Gjykatën Speciale me seli në Hagë, gjoja për të hetuar raportin e senatorit Marty për krimet e pretenduara të UÇK-së kundër popullatës joshqiptare!

Gjykata politike, një etnike dhe jo e drejtë u themelua dhe këto ditë mori në Hagë liderët kryesorë të UÇK-së, presidentin Thaçi, ish-kryeparlamentarët Krasniqi e Veseli dhe të tjerë.

Në seancën dhe në aktakuzën e Dhomave të Specializuara, në asnjërën pikë nuk përmendet Dick Marty, as raporti i tij senzacional dhe spekulativ, mbi të cilin edhe u themelua kjo gjykatë!

Po të kishte drejtësi, atëherë organi i cili e ka themeluar ketë gjykatë, pra, Kuvendi i Kosovës, mbi bazat e Dick Martyit që dolën të ishin shpifje, do duhej të rishqyrtonte votimin për themelimin e Gjykatës Speciale njëetnike, por edhe senatori Marty të jap llogari para drejtësisë për shpifjet e tij makabre.

Nuk dua të besoj se kjo gjykatë po bënë dosje duke përkthyer dosjet e Serbisë kundër Kosovës dhe UÇK-së si aleate e NATO-s që parandaluan terrorin dhe gjenocidin serb në Kosovë!

Megjithatë duke besuar në drejtësinë Evropiane dhe ndërkombëtare do të duhej të bëhej një rivlerësim dhe rishikim i vet Gjykatës Speciale dhe ekzistencës së saj, që si e tillë ngritë dyshime, lëndon njerëz dhe familje, dhe e cila plagosë procesin e pajtimit mes Kosovës dhe Serbisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Rrustem Mustafa - Remi Gjykata Speciale duhet t’mbyllë gjithë…