
Kualifikohen edhe tri kombëtare të tjera për Botërorin 2026
05 shtator 2025
| 13:40
Botërori 2026 do të jetë i veçantë pasi për herë të parë do të pritet nga tre kombe. ShBA, Meksika dhe Kanadaja do të organizojnë kompeticionin më të rëndësishëm të futbollit nga FIFA. Kolumbia, Paraguai dhe Uruguai kanë siguruar kualifikimin.
Këto të fundit kanë një përfaqësuese historike, që e ka fituar dy herë Botërorin. Në total për herë të parë do të jenë 48 përfaqësuese pjesëmarrëse, nga 32 që ishin më parë.
Deri tani njihen zyrtarisht 16 skuadra që do të luajnë në Botërorin 2026. Shtetet që do luajnë si vende organizatore: Kanada, Meksikë, ShBA. Shtetet e kualifikuara: Japoni, Zelanda e Re, Irani, Argjentina, Uzbekistani, Korea e Jugut, Jordania, Australia, Brazili, Ekuadori, Uruguai, Kolumbia, Paraguai.