Kualifikohen Senegali dhe Holanda

29 nëntor 2022 | 18:17

Senegali mori një fitore të madhe 2-1 ndaj Ekuadorit duke siguruar kalimin për në turin tjetër.

Ismaila Sarri zhbllokoi rezultatin në fundin e pjesës së parë me penallti. Ekuadori u zgjua në pjesën e dytë duke barazuar me Moises Caicedo, por gëzimi i tyre zgjati vetëm dy minuta, pasi Kalidou dhe Koulibaly do të realizonte një gol fantastik.

Holanda mori një fitore të thjeshtë 2-0 ndaj Katarit, duke blinduar vendin e parë. Gakpo u bë sërish protagonist dhe ndaj Katarit. Talenti ka realizuar golin e avantazhit në minutën e 27-të me një perlë të vërtet në hyrje të zonës që shkoi në cepin e shtyllës.

Në fillimin e pjesës së dytë, pas një aksioni të gjatë, Depay ndalet nga portieri, por më pas në kthimin e topit De Jong e ka të thjeshtë për ta shtyrë topin në rrjetë. Holanda e mbyll në vendin e parë me 7 pikë, pas 3 ndeshjeve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Xhiroja e 12-të në Prince Caffe Superligën e Kosovës ka…