Kualifikohet Anglia, përballet me Senegalin

29 nëntor 2022 | 21:57

Anglia është kualifikuar për në fazën tjetër të Botërorit si e para nw grup. Kombëtarja e “tre luanëve” mundi 0-3 Uellsin, në një sfidë që nuk ishte aq e lehtë. Goli i parë i ekipit të Southgate erdhi në fillimin e pjesës së dytë, me anë të Rashford.

Goli i sigurisë mban firmën e Foden, menjëherë më pas. Spektakli nuk mbaroi me aq, pasi Rashford do gjente sërish rrjetën. Anglia e mbyll fazën e grupeve me 7 pikë në vendin e parë (do luajë ndaj Senegalit), me dy fitore dhe një barazim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci dhe Drejtori i…