
Kuçi e përmend Hashim Thaçin në Speciale: Kemi punuar dhe udhëhequr nga parimi i drejtësisë
09 dhjetor 2024
| 11:20
Gjatë deklarimit të tij në Gjykatën Speciale, ish ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, e ka përmendur ish presidentin Hashim Thaçi.
Ai ka thënë se me Thaçin e ka mik dhe njihen qe shumë vite.
Kuçi ka shtuar se gjatë punës me Thaçin kanë “punuar dhe udhëhequr nga parimi i drejtësisë”.
“Në aktakuzë jam me presidentin Hashim Thaçi, më lejoni të them se Hashimin e kam mik, njihemi qe vite të gjata dhe kemi punuar gjatë. Gjatë tërë punës së bashku ne kemi punuar dhe udhëhequr nga parimi i drejtësisë, respektimit të saj dhe kemi besuar në drejtësi”, ka thënë Kuçi.