Kuçi, junikasve: Shfrytëzoni momentet e orëve të fundit për të vendosur për të ardhmen e Junikut

12 tetor 2025 | 17:53

Kandidati i AAK-së për kryetar të Junikut, Agron Kuçi, u ka bërë thirrje qytetarëve në këtë komunë që ta shfrytëzojnë të drejten e votës.

Ai ka shkruar në “Facebook” se mos lejoni që votimi të mbyllet pa u dëgjuar zëri juaj.

“Bashkqytetarë të dashtun! Kanë mbetur vetëm edhe pak orë në mbylljen e votimit. Faleminderit për qetësinë, maturinë dhe dinjitetin që keni treguar sot ashtu siç i ka hije Junikasit. Ju ftoj që të shfrytëzoni momentet të orëve të fundit për të vendosur për të ardhmen e Junikut. Mos lejoni që votimi të mbyllet pa u dëgjuar zëri juaj dilni dhe votoni për zhvillim, dinjitet dhe një Junik më të mirë! Me respekt Agron Kuçi”, ka shkruar ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti u ka bërë thirrje…