Kuçi: Kjo qeverisje ka degraduar çdo segment shoqëror, në planet e tyre nuk janë problemet e qytetarëve

07 tetor 2025 | 21:30

Agron Kuçi, kandidat i AAK-së për kryetar të Junikut, ka ndarë pamje nga deponia e caktuar për mbeturina interte, ku thotë se është me të vërtetë një gjendje e mjerueshme pasi që aty hudhen mbeturina të ndryshme nga plastika, goma si dhe mbeturina të tjera.

Kuçi thotë se Komuna e Junikut nuk ndërmerr asnjë veprim për të ndalur këtë kontaminim të tokës.

Ai thotë se kjo qeverisje ka degraduar çdo segment shoqëror, ku në planet e tyre nuk janë problemet e përditshme të qytetarëve por vetëm tentimi për të mashtruar me projekte megalomane e të pa arritshme.

Postimi i plotë:

Përderisa pushteti i propagandës premton projekte megalomane të pa arritshne me tentimin për të mashtruar përsëri qytetarët e Junikut, kjo është gjendja e tmerrshme me mbeturina në Komunën e Junikut.

Deponia e caktuar për mbeturina inerte në lokacionin Prroni i kalbt, është me të vërtetë në gjendje të mjerueshme, aty hudhen mbeturina të ndryshme nga plastika, goma si dhe mbeturina të tjera të dëmshme për ambientin.

Shqetësues është fakti se në këtë vend ka burim të ujit i cili shkon në fshatin Pacaj dhe fshatrat tjera për rreth, me këta ujë banorët ujitin tokat bujqësore, po ashtu ushqehen bagëtitë gjë që mund të ketë pasoja të rënda, ndërsa Komuna e Junikut nuk ndërmerr asnjë veprim për të ndaluar këtë kontaminim të tokës.

Këto veprime të dëmshme për ambientin kanë pasoja në botën bimore, ekosistemin si dhe në përgjithësi ujërat nëntokësor, po ashtu kontaminimi i tokës në këtë pjesë është rrezik në vete që mund ti bëjë ato toka krejtësisht të helmuara.

Kjo qeverisje ka degraduar çdo segment shoqëror, ku në planet e tyre nuk janë problemet e përditshme të qytetarëve, por tentimi për të mashtruar me projekte megalomane të pa arritshne.

Voto 🗳️Agron Kuçi 174 ✅

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka bërë të ditur se…