Kuçi, Kurtit: Përballë do ta kesh opozitën që në ADN ka UÇK-në

03 shkurt 2020 | 17:21

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Hajredin Kuçi, ka thënë se nëse Albin Kurti nuk e bën bashkimin kombëtar sa është kryeministër, njerëzit do ta humbin besimin e tij.

Në seancën plenare për votimin e Qeverisë së re, Kuçi është shprehur kritikues ndaj Kurti, duke e akuzuar për mashtrim karshi qytetarëve.

Më tutje, Kuçi ka thënë se LDK-ja duhet të dijë se nuk e ka më partner koalicioni partinë e tij, PDK-në.

Ai ka theksuar se gjatë mandatit opozitar, nuk do të përdorin metodat që i ka përdorur më herët Lëvizja Vetëvendosje.

Kuçi i ka thënë Kurtit se do të ketë telashe në pushtet, duke theksuar se përballë do ta ketë një opozitë që në ADN ka UÇK-në.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka njoftuar…