
Kuçi: LV-ja dhe LDK-ja nuk mund ta bëjnë ndryshimin
16 janar 2020
| 20:47
Nënkryetari i PDK-së, Hajredin Kuçi, ka thënë se në Kosovë ka ndodhur një ndërrim i pozicioneve të njerëzve, por jo një ndryshim substancial.
Duke folur “n’Kuvend” te RTK-së, ai ka theksuar se qytetarët kanë për ta kërkuar PDK-në.
“Në Kosovë nuk ka ndodhur ndryshim, por mendoj ka ndodhur ndërrim i pozicioneve të njerëzve. Do të shihet që ky ndërrim nuk është ndryshim. Përkundrazi, besoj që do t’i kërkojnë njerëzit e PDK-së shumë shpejt. Nuk ka ndryshim në kuptim substancial. Ndryshimi do të mund të vijë me PDK-në”, ka thënë Kuçi.